ADL kërkon 900 milionë për shitjen e Napolit

14:53 | 13 Nëntor 2019
Arbresh Info

Aurelio De Laurentiis është i përgatitur për shitjen e Napolit vetëm për një tarifë prej 900 milionë eurove.

Daily Mail pretendoi dje se familja Al-Thani nga Katari kishte ofruar 560 milionë euro për blerjen e Napolit, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, Il Matino raporton sot (e mërkurë) se De Laurentiis e vlerëson klubin e tij dyfishë më shumë se tarifa e lartpërmendur.

Por, pavarësisht situatës aktuale, te klubi me bazë në Napoli presidenti nuk ka ndërmend për shitjen e tij.

Megjithatë, ai do të kishte mbajtur disa takime me anëtarët e familjes në Katar gjatë muajit janar.

De Laurentiis ka blerë Napolin në vitin 2004 dhe i shpëtoi ata nga falimentimi i sigurt. Ata fituan dy Kupa të Italisë gjatë kohës së tij si pronar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme