Google ADS

Kurti flet për “mini-Shengenin Ballkanik”, tregon nëse do të marr pjesë në Durrës

15:07 | 13 Nëntor 2019
V. S.

Një hap të gabuar e ka quajtur kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin kurti, idenë e takimit të Shqipërisë, Serbisë e Shkupit të dielën e kaluara.

I pyetur nga mediat nëse do të marr pjesë në dhjetorë në takimin e  radhës në Durrës, Kryetari i Vetëvendosjes tha se për deri sa Shqipëria deri tash ka thënë se s’ka pas qeveri të denjët për të bashkëpunuar nga ana e Kosovës, ishte dashur të presin edhe pak javë deri në formimin e Qeverisë së re.

“Është ide për aleancën Ballkanike që nis më afrimin e bashkëpunimin më Shqipërinë. Një lloj vrapi në Novi Sat e në Shkup ëhstë gabim në hapa. Nuk nis më Serbinë kjo punë. Nis Kosovë-Shqipëri, pastaj vazhdon Kroaci-Bullgari pastaj vazhdon  Sarajevë zyrtare Shkup zyrtare, e Beogradi jetë në fund. Edhe mbledhja e Novi Satit e Ohrit ishin gabim në hapa.

Shqipëria u ankua se s’ka pas një Qeveri të denjët në Kosovë për bashkëpunim, me qene se ka pritur Shqipëria për një qeveri të denjët ka mundur të pres edhe pak javë dhe të bashkëpunojmë. Se kuptoj pse ky nxitim nga ana e tyre. Është dashur të presin edhe pak javë”./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1472471466227287/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme