Punonjësit gjyqësor në Maqedoninë e Veriut të premten në protesta

14:41 | 13 Nëntor 2019
Arbresh.info

Sindikata e punonjësve në organet gjyqësore dhe Shoqata e administratës gjyqësore, për të premten kanë paralajmëruar protesta.

Protestat pritet të mbahen në të gjitha gjykatat e vendit, ndërsa siç thonë organizatorët, do të shprehen pakënaqësitë për vendimet e Këshillit Buxhetor Gjyqësor të marrë dy muajt e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sindikata, e pakënaqur që edhe më tej vazhdon trajtimi jo i njëjtë i Këshillit Buxhetor Gjyqësor, me ç’rast po harrojnë se nëpër gjykata punojnë edhe administrata gjyqësore, shërbimi gjyqësor, personeli teknik ndihmës dhe duke shkelur të gjithë, Këshilli Buxhetor Gjyqësor solli vendim për shtesa jo të barabarta, me arsyetimin se administrata në muajin shtator ka fituar rritje të pagave prej 5 përqind”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Më tej shtohet se kërkesat e Sindikatës do të shpalosen para gazetarëve, gjatë kohës së protestës të premten para Gjykatës Themelore Shkupi 2.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme