Google ADS

Ja pse nuk po ndodhë takimi ndërmjet Isa Mustafës e Albin Kurtit

14:08 | 13 Nëntor 2019
V. S.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes njëherit dhe kandidatë për Kryeministër, Albin kurti ka treguar arsyen e mos takimit të deri tashme më Kryetarin e LDK-së Isa Mustafa për ndarje të posteve ministrore.

Para mediave Kurti ka thënë se janë duke pritur vendimin e Gjykatës Supreme, raporton arbresh.info

“Është kulturë e re e formimit e qeverisë para se ta kemi kulturën e re qeverisëse. Kemi harmonizuar programin qeveritar që është kryer mbi 80%. Jam shumë i lumtur për këtë. Ka ngelur ndarja e pozitave. Bashkë me Mustafën dhe udhëheqjen e LDK-së do të takohemi dhe do të merremi vesh, sepse populli na e ka përkufizuar një gjë të tillë. Ne duhet të takohemi sa më parë. Por janë edhe 48 që ka Gjykata Supreme për të marrë vendim mbi ankesat ndaj PZAP”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme