Edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar për vdekjen e regjisores, Arzana Kraja.
Ahmeti përmes një postimi në facebook ka shkruar se Kraja ishte regjisore e talentuar, shkruan arbresh.info.
“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e Arzana Krajes, regjisores së talentuar nga Prishtina. Në emër të Komunës së Prishtinës, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kraja. U preht në paqe!”, ka shkruar ai.
Pak minuta më parë për vdekjen e Krajës ka reaguar edhe kryeministri në largim, Ramush Haradinaj.
Ai ka shkruar se Kraja Kraja me artin e saj i dha shumë Kosovës.
“I prekur thellë nga ndarja e parakohshme nga jeta e Arzana Krajës.
Pata nderin ta njihja personalisht. Arzana, me artin e saj i dha shumë Kosovës.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të artit.
Prehu e qetë Arzana!”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe lajmin për vdekjen e Arzana Kraja është bërë i ditur mëngjesin e së mërkurës.
Policia e Kosovës për arbresh.info ka thënë se është duke e trajtuar rastin si vdekje e dyshimt.
“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen Kalabria Prishtinë. Njësit policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinis femërore. Policia po e trajton rastin si ‘vdekje e dyshimtë’”, ka thënë Bajram Krasniqi zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Arazana Kraja ishte vajza e akademikut, Mehmet Kraja./arbresh.info/
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...