Siç duket, meshkujve “u pëlqen” të kontrollojnë shtatë herë në ditë se çfarë po ndodh aty poshtë.
Por, pavarësisht se e bëjnë këtë, 66% e meshkujve asnjëherë nuk kontrollohen nga doktorët për problemet që mund t’i kenë
Anketimi me 2,000 njerëz, i kryer nga “KP Nuts and Movember”, ka zbuluar se meshkujt i prekin testikujt kur janë nervozë.
23% prej meshkujve të anketuar kanë thënë se kanë shkas për t’i prekur të paktën 10 herë në ditë dhe 1% kanë thënë se i kontrollojnë testikujt të paktën 50 herë brenda 24 orëve.
Por, anketimi gjithashtu ka theksuar faktin se shumë meshkuj nuk janë duke e marrë me seriozitet kancerin në testikuj, pasi që 62% e meshkujve kanë thënës e nuk janë kontrolluar për këtë çështje te doktori gjatë 10 viteve të fundit, dhe 11% kanë thënë se nuk kontrollohen as vet.
Kanceri testikular është më i zakonshmi te meshkujt e rinj dhe në shumicën e rastet, nëse zbulohet herët, ka 95% shans të mbijetesës.
Pra, nëse veç dyshoni se diçka nuk është duke shkuar në rregull aty poshtë, rekomandohet që ta vizitoni sa më parë doktorin. /Telegrafi/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...