Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur sot tryezë diskutimit gjatë së cilës është publikuar hulumtimi “Rrugë pa fund”, që shpërfaq gjetjet e KDI-së nga monitorimi i prokurimit publik me theks të veçantë menaxhimit të kontratave, në Ministrinë së Infrastrukturës, për dy projekte të mëdha siç janë zgjerimi i Rrugës Prishtinë – Pejë dhe Rrugës Prishtinë – Mitrovicë.
Hulumtuesit e KDI’së gjatë prezantimit të gjetjeve të hulumtimit kanë theksuar se janë analizuar arsyet që kanë ndikuar në vonesat e përfundimit të këtyre dy projekteve.
“Këto dy projekte kanë filluar në vitin 2007 respektivisht 2009. Tashmë janë bërë 12 vite që nuk kanë përfunduar, ndërsa qytetarët nuk kanë informacion se kur pritet të finalizohen edhe mbi 50 km rrugë të papërfunduara nga të dyja projektet”, ka theksuar Fjolla Uka Haxhaj nga KDI.
Sipas saj, shkaku kryesor, në stërzgjatjen e punimeve në këto dy rrugë ka qenë procesi i shpronësimit. Kjo pasi që Ministria e Infrastrukturës, ka filluar punët ndërtimore pa përfunduar shpronësimi. Pronarët e pronave të shpronësuara, për arsye të ndryshme kanë refuzuar të lejojnë punimet pa përfunduar kompenzimi nga shpronësimi. Si rrjedhojë e gjithë kësaj edhe përfundimi i punimeve nuk ka ndodhur në kohën e paraparë.
“Sipas të dhënave të KDI-së, ekziston vetëm një rast kur Ministria e Infrastrukturës i ka shkëputur kontratën një kompanie punëkryese për shkak të vonesës nga ana e kompanisë në kryerjen e punimeve. Nga ana tjetër KDI-së i është bërë i njohur vetëm një rast, kur një kompani ka paditur ministrinë për shkak të shpenzimeve shtesë si pasojë e mos sigurimit të kushteve të punës”, thuhet në komunikatën e KDI’së.
“Po ashtu KDI, nuk ka hasur në një plan të projektuar nga Ministria e Infrastrukturës, i cili do të parashihte detajet e realizimit të projektit në tërësi, për asnjërën nga këto dy projekte”, ka Uka Haxhaj.
Tutje Uka Haxhaj shtoi se edhe fenomeni i aneks kontratave ka qenë shumë i shprehur gjatë zhvillimit të këtyre projekteve.
“Kjo ka ndodhur si rrjedhojë e mangësive në hartimin e projekteve por edhe si rrjedhojë e kërkesave të ndyshme të banorëve të zonave rreth rrugëve për kyqje në rrugë, mbikalime, nënkalime etj.”, ka thënë ajo.
“Vonesat në fillim të punimeve në dy segmente konkrete të këtyre rrugëve (Lum i Madh-Mitrovicë dhe Kijevë-Zahaç), kanë ndodhur si pasojë e vonesës në sigurim të huave të huaja, nga ana e Qeverisë për të mbuluar koston financiare. Duke iu referuar natyrës dhe përsëritjes së problemeve në këto dy projekte, KDI-ja i rekomandon Ministrisë së Infrastrukturës që para fillimit të projekteve infrastrukturore, nëse aplikohet shpronësimi, të pres përfundimin e procesit të shpronësimit për të filluar pastaj me realizimin e projektit”, bën të ditur KDI.
“Në mënyrë që projektet të realizohen sipas planifikimeve, Ministria e Infrastrukturës duhet t’i kushtojë rëndësi më të madhe procesit të menaxhimit të kontratave dhe të veproj kur ka ngecje në projekte. Mbi të gjitha, Ministria e Infrastrukturës duhet të rrisë transparencën dhe të jenë sa më llogaridhënës për punën e vet karshi publikut”, thekson KDI./
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...