Mbetet ende e paidentifikuar kufoma që u gjet të shtunën në ujërat e detit Adriatik, pak milje larg Durrësit.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë të ditur se deri tani është përcaktuar se kufoma i përket një mashkulli, por jo shkaku i vdekjes dhe mosha e përafërt e tij.
Trupi në gjendje të dekompozuar u gjet të shtunën e shkuar, rreth orës 06:30, rreth 8.5 milje larg bregut të Bisht Pallës nga një peshkarexhë e Durrësit.
Në momentet e para ka qenë e vështirë të përcaktohet seksi dhe mosha e personit, pasi trupi ishte i përzier me mbeturina bimore, ndërkohë që vijon puna nga policia dhe ekipi i mjekësisë ligjore për identifikimin dhe moshën e kufomës, shkakun e vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /TCH
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës