Google ADS

Kurti nuk komenton ankesën e VV-së në Supreme për votat serbe

11:43 | 13 Nëntor 2019
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë arsyet që kanë qenë në ankesën e Vetëvendosjes dorëzuar në Supreme lidhur me votat serbe.

Në pyetjen drejtuar nga arbresh.info, Kurti shkurt ka thënë se nuk do të komentoj pa u bërë edhe 48 orë sa ka mbetur që kjo e fundit të thotë fjalën e saj.

“Kanë mbetur edhe 48 orë dhe s’është e drejtë të flas nga këtu. Kanë folur të tjerët ma kompetent për këtë”.

Ndërsa lidhur me takimet me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa për marrëveshjen për bashkëqeverisje, Kurti ka thënë se nuk do të ketë takim me Mustafën pa përfunduar çështja e PZAP-së.

“Ne jemi dakorduar për harmonizim të bashkëqeverisjes. E mira është që ne të takohemi pas vendimit të PZAP-së”.

E lidhur me pjesëmarrjen e tij në Durrës ku pritet të vazhdojë takimi i ashtuquajtur Mini -Shengen, Kurti tha se Tirana zyrtare do të duhej të priste formimin e Qeverisë e më pastaj të organizojë takime të tilla./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme