Është bërë sot hapja e “Festivalit Multikulturor”, i pari i këtij lloji në Kosovë nga Organizata Voice of Roma, Ashkali and Egytians (VORAE).
Me këtë rast Drejtori Ekzekutiv i organizatës, Isak Skënderi tha se ky festival ka për qëllim të promovojë identitetin dhe kulturën e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, raporton arbresh.info.
“Festivali ka mbledhur përfaqësues të ndryshëm, vendorë e ndërkombëtarë. Ky festival që do të mbahet për dy ditë radhazi “.
Se këto komunitete duhet të jenë të barabarta në shkollim e punësim e tha edhe Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes.
Ai para të pranishmeve tha se fëmijët e këtyre komuniteteve se kanë vendin në rrugë, por në shkolla.
“Në çdo shoqëri progresi matet më kushtet e mirëqenia më ata që gjenden më poshtë. Ata që jetojnë nën kufirin e varfërisë janë të shumtë në Kosovë. Të shumtë janë liderët që kanë dhënë premtime për të ardhmen, por që gjithçka është harruar më të përfunduar ato fjalime. Unë jam këtu sepse kam një pikëpamje ndryshe për zhvillim e ekonomik. Në Kosovë qytetarët janë të barabartë dhe ata duhet të jenë të barabartë. Komunitetet s’duhet t’i shohim si departamente të ndara, por unë dua të angazhohem që ata të përfitojnë të barabartë. Me kushtetutën tonë minoritetet gëzojnë të drejta të barabarta. Fëmijët nuk duhet të jenë në rrugë por në shkollë, fëmijët nuk duhet të martohen por të jenë në shkolla. Si kryeministër do të punoj që ju të keni mundësi të barabarta”.
Në këtë festival do të preken për dy ditë temat si ” Martesat e Hershme dhe Ndikimi i Dhunës në Familje e në Edukim”, si dhe “Barazia Gjinore dhe të Drejtat e Grave në Punë”./arbresh.info/
Fushata për Shtëpinë e Bardhë dhe retorika e ashpër politike
Osmani: Ka shumë potencial për rritjen e bashkëpunimit midis...
Gërvalla: BE-ja duhet të trajtojë sa më parë dhe me seriozit...
Vazhdojnë sulmet ajrore dhe kërcënimet Izrael-Hezbollah
City merr një lajm të tmerrshëm nga mesfushori Rodri
Protesta në Preshevë, Sinani: Betejat tona si shqiptarë do t...