Çifti më i ri në muzikën ndërkombëtare duket se janë më të dashuruar se kurrë.
Kjo pasi që Shawn Mendes dhe Camila Cabello nuk mund të përmbaheshin gjatë tërë ndeshjes së basketbollit, transmeton portali arbresh.info.
Dyshja kishte shkuar për të ndjekur lojën në mes të Los Angeles Clippers dhe Toronto Raptors në Qendrën Staples, ku shfaqën shumë dashuri mes njëri-tjetrit.
Ata gjatë tërë kohës putheshin, prekeshin e pëshpëritnin nëpër vesh.
Fotografët kanë kapur pothuajse çdo moment të këtyre shfaqjeve të afeksionit publik.
Mendes zbuloi se ata filluan të takohen në 4 korrik. Dhe Cabello tha se takimi i tyre i parë ishte në San Francisko, ku ata kishin puthjen e tyre të parë atë muaj./arbresh.info/
Tre të vrarë, 14 të plagosur në një sulm në kompaninë turke ...
Nesër seanca e jashtëzakonshme për skandalet dhe keq menaxhi...
Rezi: Të premten del Gresa
Austin: Ekzistojnë prova për dërgimin e trupave koreano-veri...
“Në BE, në 2030”, Rama: Shqipëria zgjohet dorë për dore me B...
Hovenier bën thirrje për proces të hapur e gjithëpërfshirës ...