Në vitin 2019 oferta e presidentit ishte dorëheqja, por, ai refuzon të marrë rolin e ndërmjteësit mes palëve. Mes rreshtave, mesazhi ishte për Ramën.
“Presidenti i Republikës nuk mund të ulë në tavolinë 2 apo 3 njerëz që thonë s’ulem me atë, apo dikë që thotë 30 qershori do jetë një ditë suksesi për demokracinë”, deklaroi Meta me 22 Maj 2019.
“U shfaq shpëtimtar i atyre që kishin mbetur atje në rrugë as më shumë e as më pak por Presidenti i Republikës”, deklaroi Rama.
“Unë nuk mendoj që konflikti sot në Shqipëri është Meta – Rama, sot është konflikti diktaturë demokraci, po diskutohet fjala e gojës”, thotë Ylli Manjani, ish ministër, LSI.
“Ai bën gjithçka që duke ndikuar nga pozicioni i presidentit me këto që bën, të udhëheqë gjithë opozitën duke i larguar gjithë tjerët”, thotë Baton Haxhiu.
“Duan se duan njëri – tjetrin, prap aty janë me njëri tjetrin. Në fakt në deklaratat e fundit të Presidentit, ne mësuam se kishin darkuar rregullisht bashkë, ndërkohë që ne e dinim që nuk flasin me njëri – tjetrin”, thotë Ylli Manjani, ish ministër, LSI./tch/
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...