Shoqata e mërgimtarëve në Berlin po organizon protestë kundër spiunit rus si raportues për Kosovën në KE, shkruan Literal Media.
Sipas të dhënave të marra, e të bazuara në burime të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, kandidati rus për raportues për Kosovën ka qenë pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, i njohur si GRU, në kuadër të kontigjentit rus të KFOR-it në Kosovë gjatë vitit 2001. Mirëpo, në këtë kohë dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në një skandal, i cili pati përfunduar me plagosjen e tij dhe të një qytetari shqiptar të Kosovës.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ që u bë nga organizata Love EU, bëhet thirrje për të kundërshtuar zgjedhjen e mundshme të ish-pjesëtarit të shërbimit sekret rus, Andrey Kondratyev.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkatdhetarë, Duke kundërshtuar zgjedhjen e mundshme të ish-pjesëtarit të shërbimit sekret rus Andrey Kondratyev si raportues për Kosovën në kuadër të Këshillit të Evropës, më 14 nëntor (e enjte), në Berlin, para Bundestagut Gjerman do të protestohet me moton LOVE EU, not GRU #notGRU.
Protesta do të fillojë në orën 09:00 në këtë adresë: Deutscher Bundestag: Marie Elisabeth Lüders Haus Adele Schreiber Krieger Straße 1.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...