Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se qytetari amerikan që luftoi përkrah Shtetit Islamik dhe është bllokuar mes kufirit turk dhe grek, nuk është ‘problem i Turqisë’.
Mediat turke kanë raportuar të hënën për një amerikan që u internua nga Turqia dhe u kap në zonën e militarizuar mes Greqisë dhe Turqisë, pasi autoritetet greke refuzuan t’i lejonin kalimin në vend, transmeton portali arbresh.info
“Pavarësisht nëse ata do të ngecin në kufi, ne do të vazhdojmë t’i dërgojmë ata atje. Pavarësisht nëse i marrin ato apo jo, nuk është problemi ynë”, tha Erdogan.
Një zyrtar turk për agjencinë e lajmeve AFP tha se burri nuk pranoi të kthehej në SHBA dhe se kërkoi të shkonte në Greqi.
Zyrtari tha që ai kaloi natën në tokën e askujt midis dy kufijve, pranë krahinës turke të Edirne.
Është e paqartë se pse Turqia mendoi se Greqia do ta pranonte atë si qytetar amerikan.
Një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA tha se ishte “në dijeni të raporteve për ndalimin e një shtetasi amerikan nga autoritetet turke”, por nuk mund të komentonte më tej për shkak të rregullave të intimitetit.
Duke folur para gazetarëve përpara një vizite në SHBA, Erdogan lëshoi një kërcënim të fshehtë duke sugjeruar që Turqia mund të lirojë të gjithë të burgosurit e ISIS-it dhe t’i dërgojë ata drejt Europës./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...