Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, pas një pune intensive hetimore rreth dy vjeçare, sot me datë 12 nëntor 2019 ka bërë kontrollimin e dy objekteve të banimit si dhe të një lokali afarist, sipas urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente.
Sipas njoftimit të policisë, si rezultat i këtij operacioni policor është arrestuar personi i dyshuar: N.B , nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale “Fajde” dhe “Shpërlarje parashë”.
Gjatë kontrollimit të këtyre lokacioneve, si prova materiale janë konfiskuar :Para të gatshme në vlerë prej 5000 euro (pesëmijë euro), Katër fletëpagesa në vlerë prej 115,203.46 euro (njëqind e pesëdhjetë mijë e dyqind e tre euro), Një folder , Një Llaptop, Katër fletore, Tri fletë-deponime të bankës, Një kompjuter.
Gjërat materiale të cilat janë konfiskuar do të analizohen në hollësi për të sqaruar gjendjen faktike mbi bazën e dyshimeve të ngritura kundrejt të dyshuarit.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës , dhe pas intervistimit me Aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale, të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...