Milot Rashica ka theksuar në konferencën për shtyp pasditen e sotme (e martë) se humbja e Vedat Muriqit do të jetë “mungesë shumë e madhe” për Kosovën.
Muriqi nuk do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e skuadrës sonë kombëtare si pasoj e lëndimit, por sulmuesi i Werder Bremenit zotohet se do të japin maksimumin për të marrë rezultat pozitiv për djelmoshat që mungojnë, shkruan portali arbresh.info.
“Mungesa e Vedat Muriqit? Po normal ka me qenë një mungesë shumë e madhe për neve duke e ditur edhe formën që e ka pas deri tash, si me klubin si me kombëtaren por nuk kemi se çfarë të bëjmë, futbolli e ka këta”, ka thënë Rashica para mediave.
“Edhe në ndeshje të tjera kanë munguar shumë lojtarë, por prapë kemi arritur me marrë rezultat pozitiv. Shpresojmë edhe këtë ndeshje me fitu për shtetin tonë, për tifozët, për Vedatin, për Hekuranin, Arbërin dhe gjithë ata që janë lëndu. Kemi me jap maksimumin”
Ndeshja kundër Çekisë luhet pasditen e së enjtes në Plzen, ndërsa takimi tjetër dhe i fundit në kuadër të Euro 2020 luhet tri ditë më vonë kundër Anglisë./arbresh.info/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...