Qeveria nuk tërhiqet nga projektligji kundër mediave të njohur ndryshe si paketa antishpifje.
Edhe pas kritikave të shpeshta të OSBE-së dhe përfaqësuesit për Lirinë e Medias, Harlem Désir, që i bënë kryeministrit Edi Rama mbi ndryshimet ligjore të propozuara në muajin korrik, qeveria nuk i ka marrë parasysh, duke dërguar në Kuvend pothuajse të njëjtin variant.
Edhe në projektligjin e ndryshuar së fundmi qeveria sërish i jep të njëjtat kompetenca Autoritetit të Mediave Audiovizive, të cilat ushtrojnë funksionin e gjykatës për shkeljet e pretenduara nga mediat online.
Kështu, nëse i referohemi ndryshimeve të fundit, përveç gjobës, që mund të vendosë në rast të shkeljes së ligjit nga ana e mediave, është sërish AMA ajo që vendos për pezullimin e përkohshëm të licencës, deri edhe dhe heqjen e saj subjekteve mediatike.
Në projektligjin e ri të siguruar nga “News24”, që është paraqitur për shqyrtim në komisionet parlamentare, vihet re se do të jetë sërish AMA ajo që do të vlerësojë shkeljet e kryera nga mediat, sipas saj, të cilësuara vepra penale, duke përdorur parimin e proporcionalitetit.
Në marrjen e vendimit, sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, AMA pasi dëgjon ofruesin e shërbimit të publikimeve elektronike dhe nëse është e mundur autorin e përmbajtjes së publikuar, vlerëson shkeljen e kryer në raport me cenimin e së drejtës së lirisë së shprehjes në përputhje me parimin e propocionalitetit.
I vetmi ndryshim në projektligjin e ri është pika ku mediave u jepet e drejta për të ankimuar vendimin e AMA në gjykatë. Por, pavarësisht ankimit në gjykatë, sipas ligjit të ri nuk pezullohet vendimi i Këshillit të Ankesave. Edhe masa e gjobave, që AMA mund të vendosë ndaj mediave, është pothuajse e njëjtë si në projektligjin e mëparshëm, duke e lënë atë në gjykimin e Këshillit të Ankesave pranë AMA.
Edhe në draftin e ri të korrigjuar, qeveria ka shpërfillur të gjitha kritikat e organizatave ndërkombëtare për një ligj që shkel të drejtën e fjalës së lirë, duke i dhënë fuqinë e gjykatësit një organi rregullator të mediave, drejtuesi dhe anëtarët e së cilës zgjidhen nga shumica parlamentare.
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...