Tiks App vazhdon të mbetet jashtë funksionit duke iu pamundësuar kështu blerjen e biletave tifozëve.
Kompania ka njoftuar rreth orës 16:30 se uebfaqja e tyre nuk është duke funksionuar për shkak të mbingarkesës, por një problem i tillë duket se nuk është zgjidhur ende, shkruan portali arbresh.info.
Tani kanë kaluar mbi dy orë që nga momenti kur është paraparë të filloj shitja dhe uebfaqja e kompanisë së kontraktuar nga FFK për shitjen e biletave vazhdon të mbetet jo funksionale për tifozët “Dardanë” që dëshirojnë të shohin nga afër yjet e kombëtares sonë dhe ata të Anglisë.
Reagimet në rrjete sociale janë të mëdha dhe përveç pakënaqësive të mëdha, nuk mungojnë as ofendimet ndaj kompanisë.
Por, Federata e Futbollit të Kosovës ende vazhdon të mbetet e heshtur në lidhje me këtë skandal nga kompania e kontraktuar.
Vlen të përmendet gjithashtu se në faqe të njohur si Merrjep e në rrjete sociale tashmë ka nisur shitje e biletave “në të zezën” teksa çuditërisht faqja ende nuk funksionon për pjesën më të madhe duke ngjallur kështu dyshime tek shumë tifozë për parregullsi.
Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet pasditen e së dielës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...