Nisma akuzon Vetëvendosjen: Po duan t’i grabisin mandatet tona

17:38 | 12 Nëntor 2019
Arbresh.info

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur një konferencë për media pas ankesave që VV ka dorëzuar në Supreme për vendimin e PZAP-së për votat e ardhura nga Serbia.

Bilall Sherifi nga ky subjekt ka thënë se për Nismën janë 42 mijë vota, përballë mbi 3 mijë e 400 që janë të parregullta e që kanë ardhur nga Serbia, shkruan lajmi.net.

Ai ka akuzuar ashpër Vetëvendosjen se po duan të grabisin mandatet e Nismës.

“Pra janë 42 mijë vota të rregullta e të ligjshme përballë mbi 3 mijë e 400 votave kriminale. Ata po duan të grabisin mandate. Gjashtë deputetë i ka koalicioni i Nismës. Pra ky është mandati që ka dhënë populli, çdo tjetër është tentim për grabitje. Pra në votat e Serbisë, nuk kemi dërgim të votave por dorëzim të votave. Pra kemi aktvendimin që reflekton saktësisht qëndrimin e VV-së në mbledhjen paraprake të KQZ-së”, tha Sherifi.

Sherifi në këtë konferencë për media, tutje tha se i gjithë qëllimi i VV-së në këtë aspekt  është të përfitojë për vete.

Sipas tij, votat e ardhura nga Serbia janë as më shumë e as më pak se kriminale.

“Pra, ku qëndron arsyeja që ata tash ndryshojnë qëndrim. VV del me qëndrimin e sotëm se PZAP paska bërë pazar. Ata kanë vetëm një hall, që është fitorja e VV-së. 220 mijë vota pra janë 29 mandate. VV-ja po kërkon që përmes votave kriminale të mbushura në mënyrë kriminale të përfitojë dhe grabis tri mandate që i takojnë 42 mijë votuesve. Presioni mbi PZAP-në është një mesazh që po përpiqet t’ia dërgojë Supremes. Iu bëjmë thirrje VV-së që të heqin dorë nga grabitja e mandateve të Nismës”, tha Sherifi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme