Publicisti Bardhyl Mahmuti në vazhdën e shkrimeve për rastin e Astrit Deharit, aktivisitit të Vetëvendosjes që vdiq tre vite më parë në qendrën e paraburgimit në Prizren, ka folur edhe për një jastëk, që ka qenë provë që nuk iu është përcjellë insitutit të mjekësisë ligjore në Zvicër.
Mahmuti, derisa ka thënë se do të publikojë nesër shkrimin me titull “Kush e fshehu jastëkun me jargë që ishte në dhomën e krimit?”, ka sqaruar se kjo bënë pjesë në një nga materialet që nuk janë përcjellë nga institucionet e Kosovës.
“Që nga njoftimet e para publike lidhur me rastin “Astrit Dehari”, opinionit publik i është prezantuar si vdekje e shkaktuar nga asfiksia (zënia e frymës) me një mjet të fortë (shishe plastike). Ekspertiza zvicerane dëshmoi se mekanizmi i shishes plastike nuk ka qenë i vetmi mekanizëm në procesin fatal. Dhuna e shkaktuar në qafën e Astrit Deharit shtron hipotezën e mekanizmit të dytë në këtë vrasje”, thotë ai.
Mahmuti tutje ka thënë se ky jastëk mund të përmbajë gjurmët e ADN-së të vlefshme për të ndriçuar krimin.
“Megjithatë, rezultatet e ekipit mjeko-ligjor zviceran janë të kushtëzuara nga materialet që u janë dërguar e që kanë të bëjnë me rastin “Astrit Dehari”. Në listën e këtyre materialeve mungon JASTËKU ME MBETJE JARGËSH QË U GJET NË DYSHEME, NË DHOMËN E KRIMIT! Mbetet të vërtetohet nëse kemi të bëjmë me mekanizmin e tretë që u përdor në vrasjen e Astrit Deharit! Sidoqoftë, ky jastëk mund të mbajë edhe gjurmët e ADN-së, të vlefshme për të ndriçuar krimin.
Duke parë sesi dikush është përpjekur të fshehë gjurmët e krimit, ajo që shtrohet publikisht në këtë kontekst ka të bëjë me dilemën që kam nëse ka mbetur i padëmtuar ky jastëk (në kuptimin e gjurmëve gjenetike) dhe nëse ende është në materialet e dosjes së Astrit Deharit”, ka thënë i njejti.
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...