Ylli i Anglisë, Joe Gomez ka gërvishtje në syrin e tij të djathtë pas një përplasje me sulmuesin Raheem Sterling dje në stërvitje te skuadra e tij kombëtare.
Dyshja kanë qenë duke u stërvitur së bashku para ndeshjes në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 kundër Malit të Zi mbrëmjen e së enjtes, transmeton portali arbresh.info.
Sterling është përjashtuar nga skuadra për këtë ndeshje pas “tentimit për të kapur rreth qafës Gomezin” në përplasjen e tyre në stërvitjet.
Thuhet se dyshja është dashur të ndahen nga bashkëlojtarët e tyre te “Tre Luanët” në St. George Park vetëm disa orë pas përplasjes në Anfield.
Ata ishin përplasur në fushë gjatë fundit të fitores 3 me 1 të “Redsave” ndaj “Citizens” pasditen e së dielës./arbresh.info/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre