Takimi i të dielës për “Mini-shengen ballkanik” mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në Ohër është një hap i pa matur dhe goditje serioze për Kosovën.
Kështu vlerëson profesori universitar Mazllum Baraliu.
Sipas tij, anashkalimi i Kosovës në ato takime i shkon përshtati Serbisë dhe qëllimeve për ta nënvlerësuar e për ta zhbërë Kosovën.
Mos dakordimi i Edi Ramës me Kosovën është një tentativë e pavend dhe e dëmshme për të gjithë shqiptarët, thotë Baraliu në një deklaratë dhënë arbresh.info.
“Janë qëllime morbide të Serbisë dhe Edi Rama s’u dashtë të bie pre e këtyre politikave. Është një tentativë e pavend anashkalimi i Kosovës dhe mos konsultimi i Edi Ramës me Kosovën është i dëmshëm për të gjithë shqiptarët. Ata do të jenë një Don Kishot e pa rezultat e pa sukses”, shprehet Baraliu.
Ndërsa për profesorin Riza Smaka, çdo integrim është i dobishëm për Kosovën.
Por, sipas tij në rrethanat në të cilën gjendet marrëdhënia e Kosovës dhe Serbisë, kjo është e dëmshme për Kosovën.
Smaka përkrah vendimin e presidentit Hashim Thaçi për mos pjesëmarrje në këtë takim.
“Çdo bashkim dhe çdo integrim është i dobishëm për Kosovën por në rrethanat ekzistues për Kosovën është e dëmshme, pasi që shteti serb punon kundër Kosovës dhe se njeh si shtet. Ne këto rrethana është absurde që të krijohen bashkëpunimet mes dy vendeve. Në parim zotëri Thaçi ka vepruar mirë që s’ka marr pjesë në këtë takim. Ai ka dërguar një sinjal se nuk mund të zhvillohen negociata në klimën e tillë përderisa shteti serb e kontaminon në vazhdimësi Kosovën. Shqipëria është shtet anëtar i OKB-se dhe ka interesa për të shkuar në këtë takim për interesa ekonomike dhe s’mund të akuzohet”.
Ndryshe në takimin e mbajtur të dielën të pranishëm ishin edhe Kryetari i Këshillit të ministrave në Bosnjë dhe Hercegovinë, Denis Zvizdic dhe Ministrja e ekonomisë në Mal të Zi, Dragica Sekulic.
Kujtojmë se para këtij takimi presidenti Thaçi, ka bërë të ditur se ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë takim për shkak të siç ka thënë anashkalimit të parë nga ana e Serbisë.
“Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale. Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Lidershipi kosovarë vazhdimisht ka proklamuar idenë se Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave, por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavarur./V.Selimi/arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...