Është dita e dytë që minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë.
Arsyeja e kësaj është se ata nuk e kanë marrë ende pagën e muajit tetor, e po ashtu edhe një përqindje të pagave të muajve të tjerë, shkruan arbresh.info.
Janë mbi 1 milion euro shuma që Qeveria ka borxhe ndaj këtyre punëtorëve, thotë Gani Osmani, nga Sindikata e Punëtorëve.
“ Përmes kësaj greve po kërkojmë pagat dhe ushqimin e kemi të dobët. Pagat në muajin e kaluar nuk kanë dalur ndërsa në muajin shtator kemi marr vetëm gjysmën e pagës. Pastaj ushqimi është i dobët me një konservë e jogurt nuk mundemi me jetua. Na po kërkojmë vetëm pagat e rregullta tona pasi s’po lypim lëmosh. Ne planin e kemi realizua pasi që kemi nxjerre 12 mijë e 300 ton xehe për një muaj dhe si ta qesim planin ne duhet ti kemi të siguruar pagat. Punë e jona nuk është për me shit por për me prodhua. Vetëm pagat e tetorit arrijnë shifrën e 1 milion euro. Edhe sot do të vazhdojmë grevën pasi që në s’do të vazhdojmë pa pasur një garancuion”.
Osmani, për arbresh.info, ka treguar se punëtorët janë të revoltuar pasi që kanë edhe kredi për të paguar.
“Mesatarja e pagës për një punëtorë është 650 euro. Punëtorët janë të revoltuar se ka punëtorë që ka kredi dhe s’ka pas pare për të bërë pagesat e ratës. E kuptojmë që s’kemi Qeveri por dikush duhet të kujdeset për ne”.
Trepça është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje./V.Selimi/arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën