Meta takon Macron: Bashkëpunimi Shqipëri-Francë shumë i rëndësishëm

09:30 | 12 Nëntor 2019
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta të hënën është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Meta përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur për takimin, shkruan arbresh.info.

Ai ka shtuar gjithashtu se bashkëpunimi me Francën është shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë europiane.

“Kënaqësi e veçantë të takohesha mbrëmë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen! Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë europiane! ?????”, ka shkruar Meta./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme