Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, nga e nesërmja do të qëndrojë për vizitë pune dy-ditore në SHBA, me ftesë të homologut të tij amerikan, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria Turke e Komunikimeve, e cila konfirmoi vizitën e presidentit turk në SHBA, njoftoi se të mërkurën Erdoğan dhe Trump do të trajtojnë të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe, çështjet rajonale dhe globale, në veçanti Sirinë.
Drejtoria po ashtu njoftoi se palët do të diskutojnë si të forcojnë më tej solidaritetin, bashkëpunimin dhe koordinimin kundër terrorizmit.
Gjatë vizitës, presidenti Erdoğan do të adresohet edhe para një takimi të komunitetit të biznesit të organizuar nga Oda e Tregtisë e SHBA-ve.
Sipas itinerarit të tij, Erdoğan do të vizitojë Qendrën Diyanet të Amerikës në Maryland, qendër e cila koordinon me Drejtorinë e Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), si dhe do të takohet me anëtarët e komunitetit turk dhe musliman në SHBA.
Vizita vjen pas një marrëveshjeje të arritur më 17 tetor midis Turqisë dhe SHBA-ve, sipas të cilës terroristët e YPG/PKK-së do të tërhiqen nga zona e operacionit turk “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë.
Turqia është ankuar se terroristët e YPG/PKK-së, ndonjëherë aleatë të SHBA-ve gjoja për të luftuar DEASH-in, nuk janë larguar nga zona dhe vazhdojnë të kryejnë sulme.
Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët e YPG/PKK-së nga Siria veriore në lindje të lumit Eufrat, në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurt të refugjatëve dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.
Ankaraja dëshiron që terroristët e YPG/PKK-së të tërhiqen nga rajoni, në mënyrë që të mund të krijohet një zonë e sigurt për t’i hapur rrugë kthimit të sigurt të rreth dy milionë refugjatëve sirianë.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë e foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.
Partneriteti amerikan me terroristët e YPG-së injoron provat e siguruara nga Turqia se YPG-ja në të vërtetë është pjesë e PKK-së terroriste, të cilën SHBA e njeh si grup terrorist.
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë