Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë Bahaa abul-Atta, një udhëheqës i lartë ushtarak i Xhihadit Islamik në Gazë.
Në një deklaratë të përbashkët, ushtria izraelite dhe Agjencia e Përgjithshme e Sigurisë (Shin Bet), tha se kishte ndërmarrë një sulm ajror në orën katër të mëngjesit dhe kishte shënjestruar ndërtesën ku ishte abdul-Atta dhe gruaja e tij, transmeton portali arbresh.info.
Deklarata tha që al-Atta ishte “udhëheqësi më i lartë i Xhihadit Islamik” dhe se vrasja ishte aprovuar nga Kryeministri dhe Ministri i Sigurisë, Benjamin Netanyahu, një javë më parë.
Në një deklaratë, Xhihadi Islamik konfirmoi vdekjen e abul-Atta, komandantit të grupit në Rripin verior të Gazës dhe gruan e tij Asmaa në një sulm izraelit mbi shtëpinë e tyre në lindje të qytetit të Gazës.
Ministria Palestineze e Shëndetësisë tha se motrat e çiftit Salim, Mohamed Layan dhe Fatima, së bashku me fqinjin e tyre Hanan Hellis, u plagosën në të njëjtën sulm ajror dhe janë në një gjendje të qëndrueshme./arbresh.info/
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së