Tërmet jo fort i zakonshëm në Francë, katër të lënduar

08:24 | 12 Nëntor 2019
Arbresh.info

Katër persona janë lënduar si pasojë e një tërmeti të një intensiteti jo fort të zakonshëm në Francë, që është ndjerë nga Lioni në Montpellier.

Tërmeti, i cili nuk shkaktoi dëme të mëdha, ishte i magnitudës 5.4 dhe goditi pak para mesditës në rajonin e Ardeche, në juglindje të vendit, thuhet në deklaratën e Zyrës Sizmologjike (BCSF), transmeton portali arbresh.info.

Ajo u ndje kryesisht në rajonin e Drôme dhe Ardèche, veçanërisht rreth Montélimar, ku një person u plagos rëndë duke rënë skela.

Tre persona të tjerë u plagosën lehtë në Ardèche “pas një sulmi paniku”, tha prefektura Drôme në Twitter.

Kryetari i bashkisë së Montelimar, Franck Reynier, u bëri thirrje banorëve që të mos mbingarkojnë shërbimet e urgjencës me thirrje, duke shtuar: “Ne do t’ju mbajmë të informuar me kohë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme