Meksika i ofron azil ish-presidentit të Bolivisë

00:09 | 12 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Meksika i ka ofruar azil ish-presidentit bolivian Evo Morales, një ditë pas dorëheqjes së tij, pas javëve të protestës mbi zgjedhjet e diskutueshme.

Meksika thotë se vendimi është marrë për “arsye humanitare” pas kërkesës personale, transmeton portali arbresh.info

Morales i cili është ende në Bolivi, nuk ka dhënë asnjë koment.

Ai u ka bërë thirrje mbështetsve të tij që t’i rezistojnë ‘fuqive të errëta’ që e kishin detyrar atë të hiqe dorë nga pozita e Presidentit.

Vetëm gjatë përleshjeve të së hënës, rreth 20 persona janë plagosur.

Përkrahësit e Morales u ndeshën me policinë në La Paz, qyteti më i madh i Bolivisë, dhe gjithashtu në El Alto.

Morales, udhëheqësi i parë indigjen i Bolivisë, u tërhoq pasi kreu i ushtrisë i bëri thirrje publikisht që të linte postin e tij.

Presidenti amerikan Donald Trump të hënën e përshkroi dorëheqjen e Morales si “një moment domethënës për demokracinë në hemisferën perëndimore”, ndërkaq Rusia dhe Meksika, aleatët kryesorë të Bolivisë, e mbështetën atë dhe e dënuan dhunën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme