Një elefant i quajtur sipas udhëheqësit të vrarë të Al-Kaedës, Osama bin Laden që vrau pesë fshatarë indiane, është kapur gjatë një operacioni masiv, thanë sot zyrtarët.
Policët gjurmuan “Laden” në shtetin verilindor të Assam, përmes një pylli për disa ditë duke përdorur drone dhe elefantë të zbutur.
“Dy shigjeta u qëlluan nga ekspertë të cilët kishin qetësuar elefantin mashkull,” i tha AFP-së një zyrtar i lartë pyjor.
Kafsha vrau pesë njerëz, duke përfshirë tre gra, gjatë një përleshje 24-orëshe nëpër rrethin Goalpara në tetor.
Zyrtarët thanë se ata do të merrnin në konsideratë mirëqenien e elefantit, si dhe sigurinë e njerëzve që jetojnë aty pranë, për të vendosur se ku do të zhvendosej
Afro 2,300 njerëz janë vrarë nga elefantët në Indi gjatë pesë vjetëve të fundit, sipas shifrave zyrtare të lëshuara në qershor, ndërsa 700 elefantë janë vrarë që nga viti 2011 – shifra që rezultojnë si pjesë e tkurrjes së habitateve natyrore.
Elefantët shpesh migrojnë në Goalpara, duke rezultuar në një numër të lartë takimesh fatale me njerëzit në mes të shpyllëzimit të shfrenuar.
Disa elefantë janë helmuar ose qëlluar nga vendasit, ndërsa të tjerë kanë ngordhur në gardhe elektrike ose në hekurudha./tch/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?