Drejtuesi i Partisë liberale Ciudadanos, Albert Rivera, njoftoi sot dorëheqjen e tij pas humbjes së thellë të formacionit të tij në zgjedhjet legjislative në Spanjë duke kaluar nga 57 deputetë në prill në vetëm 10 deputetë.
Rivera ka njoftuar gjithashtu dorëheqjen edhe nga posti i deputetit.
“Dëshiroj t’i marr vetë të gjitha përgjegjësitë e kësaj humbjeje”, theksoi ai në një deklaratë në selinë e partisë së tij.
Pas zgjedhjeve të përgjithshme të Spanjës doli se Partia Socialiste e Punëtorëve (PSOE) në pushtet është ende partia më e votuar, por me një shumicë mjaft të vogël për të qeverisur, ndërsa populistët e së djathtës ekstreme Vox kanë forcuar dukshëm pozicionin e tyre.
Të dielën u zhvilluan votimet e katërta kombëtare në katër vitet e fundit, ku politika është përmirësuar dukshëm nga krijimi i partive të reja dhe nga një krizë e shkaktuar nga separatistët në rajonin verilindor të Katalonjës./atsh/
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...