Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës solodarizohet me rastin e së premtes në DUPLEX.
Në reagimin e kësaj shoqate thuhet se fatmirësisht, rast i cili nuk rezultoi me viktima, por fatkeqësisht rast i cili po kalon në traditë, ku dashakeqësit po tentojnë me çdo kusht të shkatërrojnë Alltarin e Prishtinës (jetën e natës dhe makiaton e mirë).
Kjo shoqatë i bënë thirrje publike dhe lusim Drejtësinë e Kosovës që ta kryej punën e vet në lidhje me këtë rast dhe të gjitha rastet e tjera duke u bazuar në fakte, drejt dhe mirë.
E drejtë e secilit biznes në gjithë botën, sipas kësaj organizate, është të zgjedh klientelen e vet, por jeta e natës edhe pse në dukje mund të jetë e lehtë, në esencë është shumë më e vështirë për t’u zhvilluar dhe kërkon shumë më shumë angazhim dhe kujdes se cilido biznes i ditës (përveç atyre që i kemi të përbashkëta si manaxhimi i punëtorëve, marketingu, furnizimi, kontrolli, qiraja, numri i konsiderueshëm i klienteve, ka edhe kujdesin ndaj konsumit të alkoolit, eskalimi i alkoolit në raste specifike, sigurimi etj).
“Jemi më se të sigurt se cilindo mysafir që e sjellin në Kosovën tonë, në fund të ditës ja leni si dezert kafiteritë dhe klubet e natës. Mos të lejojmë ta shkatërrojmë këtë pasuri të krijuar nga vetë bizneset! Mos të krenohemi me huliganë që pengojnë këtë industri! Përkundrazi, të kërkojmë sa më shumë drejtësi.Mos të harrojmë që ne nuk kemi detin e Shqipërisë, por kemi dashamirësinë, nuk kemi plazhet e Malit të Zi, por kemi mikpritjen dhe bujarinë, nuk kemi infrastrukturën e Shteteve të Evropës, por kemi faktorin njeri (dijmë të respektojmë musafirin), nuk jemi gastronom me kulturë të lashtë, por jemi mikpritës me traditë, mos lejoni që ta shkatërrojmë këtë potencial të krijuar për tërheqjen e turistëve drejt Kosovës, mos lejoni ti’a prishim imazhin Prishtinës dhe Kosovës”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Gastronomëve të Prishtinës.
“Ne jemi gastronomet e Prishtinës që i rrijmë krah për krah njëri tjetrit dhe sot të gjithë jemi Duplex”, vazhdon reagimi.
Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës, i bënë lutje publike Policisë së Kosovës, që të na japë qasje në Policinë sekondare, i bëjmë ftesë publike Policisë së Kosovës për bashkëpunim, prokurorisë të inicioj rastin dhe gjykatës të japë dënimin e merituar./arbresh.info
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...