Google ADS

Bërnabiq: Mini-Shengeni – mundësi e mirë për Ballkanin

16:07 | 11 Nëntor 2019
Arbresh.info

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë në Berlin se një Ballkan më i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm, ku ka lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve, është e vetmja mundësi për t’u bërë shumë më konkurrues dhe për t`u rritur sa më parë.

Sipas shefes së ekzekutivit serb, kjo është arsyeja pse nevojitet mbështetje absolute për iniciativën “Mini-Shengeni”.

“Për mua ishte e rëndësishme të përmendja që bashkëpunimi i Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe se nisma më e rëndësishme në dekadat e fundit është pikërisht kjo iniciativë për Mini -Shengenin”, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme