Wenger: Arsenali tentoi t’i blinte Messin, Piquen e Fabregasin

15:51 | 11 Nëntor 2019
Arbresh Info

Arsene Wenger ka zbuluar se në kohën e tij i donte tre futbollistët e Barcelonës tek “Topçinjtë”

Arsene Wenger ka zbuluar se gjatë periudhës së tij në Arsenal kishte provuar ta transferonte treshen e Barcelonës, Lionel Messi, Gerard Pique dhe Cesc Fabrega.

Ai arriti ta merrte mesfushorin spanjoll në vitin 2003, por jo edhe qendërmbrojtësin, Pique, i cili kishte përfunduar në Manchester United, e as sulmuesin argjentinas, i cili i mbeti besnik gjigantit katalunas.

“Ne provuam, por nuk ishim afër ta transferonim Messin. Ne u munduam t’i angazhonim Piquen, Fabregasin e Messin. Por, Messi në atë kohë ishte lojtar i madh dhe ishte e vështirë. Ajo çka ka bërë Messi në karrierë është mrekulli”, theksoi Wenger për beIN Sports.

Ndërkohë, francezi ka konfirmuar se nuk është kandidat për ta marrë në dorë Bayern Munichun. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme