Google ADS

Edhe një ftesë nga Gjykata Speciale

13:51 | 11 Nëntor 2019
Arbresh.info

Edhe një pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ftuar nga Gjykata Speciale.

I ftuari është Shefqet Buçaj, nga Zona e Pashtrikut, shkruan arbresh.info.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, përmes një postimi në facebook.

Gucati ka shkruar gjithashtu se Buçaj dhe të ftuarit e tjerë do të dalin fitimtarë.

“Tash u njoftova se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale Shefqet Buçaj, nga Zona e Pashtrikut. Edhe ky, si gjithë të tjerët, do të dalin fitimtarë”, ka shkruar Gucati në facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme