Në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Qendrës Kosovare për Rehabilitim të të Mbijetuarave të Torturës kanë marrë pjesë edhe dy viktima të dhunës seksuale, njëra nga Iraku dhe tjetra nga Sudani Jugor.
Ato kanë rrëfyer për jetën dhe momentin e krimit, shkruan arbresh.info.
Dalal Ali Khairo nga Iraku ka thënë se ka qenë e mbijetuar nga skllavërimi dhe gjenocidi i ISIS.
Ajo ka shtuar gjithashtu se ka rënë në duart e ISIS-it në moshën 17 vjecare në gusht të vitit 2014.
“Unë për 9 muaj kam qenë e mbyllur nga ISIS, unë ende nuk di fatin për tre vëllezërit dhe nënën time. Unë gjithmonë kam dashur të bëhen avokate dhe nënë ime më ka shtyrë ne këtë. Ajo ende mbahet nga ISOS dhe unë po punoj vazhdimisht të realizoj ëndrrën time dhe të saj”, ka thënë ajo
Ajo gjithashtu ka shkruar librin “Unë mbetëm një vajza e dritës” dhe është fituese e çmimit mbi “Të drejtat e Grave” te mbajtur në Samitin Ndërkombëtarë të Gjenevës.
Ndërsa e mbijetuara tjetër e dhunës seksuale nga Sudani Jugor, Mer Ayang ka thënë se dhuna ndaj grave është armë e luftës.
“Para pak kohesh ne e kemi fituar pavarësinë por lufta për të ka filluar vite më parë. Kisha dëgjuar për këto raste të dhunës seksuale dhe isha edhe aktiviste. Përvoja ime me guximin që e kam pranuar nga motra, është një formë e armës se luftës sepse ushtarët që kryejnë këtë akt në mënyrën më të tmerrshme dhe në shkallë masive”, ka thënë ajo.
Sipas saj, të mbijetuarat në të gjithë botën duhet të qëndrojnë së bashku.
“Kam përjetuar dhunën seksuale në moshën 7 vjecare dhe isha e shtyrë nga zemërimi dhe mbështetja e fortë duke parë të mbijetuarit e vendeve të ndryshme që qëndrojnë dhe shërohen së bashku”, ka thënë ajo.
Gjatë kësaj ceremonie ka folur edhe Vasfije Krasniqi- Goodman, gruaja e parë që doli publikisht për herë të parë për dhunën seksuale të përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ajo duke treguar përjetimet e saj ka thënë se ka gjetur mbështetje të jashtëzakonshme te familja.
“Faleminderit që jeni me ne, nuk është e lehtë të flas për përjetimin tim e që më pak kur flas në Kosovë. Unë jam rrit në një familje të madhe dhe vajza më e re e që mundoheshin te më lazdronin, ajo çka me ka ndodhe mua kurrë nuk me kanë bërë të ndjehem me faj. Vëllezërit dhe prindërit e mijë janë ndjerë fajtor që nuk kanë mundur të më mbronin, edhe shoqëria ka përparuar”, ka thënë ajo.
Krasniqi ka shtuar se kërkon që kryesit e krimit të dënohet.
“Dëshiroj që kryesit e këtij krimi duhet të jenë mbrapa grilave dhe të vuajnë në anët mënyrë si kam vuajtur unë kur kam përjetuar në moshën 16 vjeçare”, ka thënë ajo.
Ndryshe këto rrëfime u benë në ceremoninë e 20 vjetorit të themelimit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqe 2018 Dr. Denis Mukwege./arbresh.info/
Chelsea dhe PSG-ja po planifikojnë shkëmbimin e dy yjeve – n...
Sinani: Sulmi në Iber Lepenc nuk mund të jetë ndryshe pos su...
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...