Liam Payne reagon ndaj spekulimeve për lidhjen me të dashurën nën moshën madhore

23:53 | 10 Nëntor 2019
Arbresh Info

Liam Payne ka reaguar ndaj raportimeve në media se ai kishte nisur lidhjen me Maya Henry, gjatë kohës kur ajo ishte akoma në shkollë.

Është spekuluar se çifti është në lidhje qe një vit, ndërsa aktualisht thuhet se e dashura e këngëtarit është 18 vjeçare.

Në bazë të kësaj logjike, Maya ka qenë nën moshën madhore, gjegjësisht 17 vjeçare, kur ata e kishin nisur lidhjen.

Ndërkohë, ish-anëtari i grupit “One Direction” ka bërë një reagim duke u thënë fansave të tij që të mos besojnë gjithçka që lexojnë.

Liam ka komentuar kundrejt disa prej raportimeve, duke shkruar në Twitter: “19, mos besoni gjithçka që lexoni në internet”. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme