Paulo Dybala është shprehur shumë i lumtur me golin vendimtar të shënuar ndaj Milanit.
Juventusi fitoi 1-0 ndaj Rossonerëve në kuadër të javës së 12-të, për ta rrëmbyer sërish kreun që po e rivalizon Interi me vetëm një pikë diferencë.
Sulmuesi argjentinas ka thënë se ata nuk bënë një paraqitje shumë të mirë, por e rëndësishme ishte që t’i marrin tri pikë.
“Mendoj se ishte e rëndësishme për të gjithë që të fitonim, pa shikuar kush do të shënonte. Nuk ishte paraqitja jonë më e mirë, por duhej të fitonim dhe të qëndronim në objektivat tona”, ka thënë La Joya.
“Milani nuk e ka startuar mirë sezonin, por ata janë Milani. Është një skuadër që ka shumë lojtarë kualitativ, por Szczesny bëri paraqitje të mirë”.
“Askush nuk e priste që unë të shënoja me këmbën time të djathtë. Aty kishte rënë topi dhe duhej të gjuaja me këmbën e djathtë, fatmirësisht shkoi mirë”, ka shtuar më tej Dybala.
Juvetusi aktualisht ka 32 pikë, një më shumë se Interi, derisa në javën e 13-të do të ketë punë me Atalantan. /Telegrafi/
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...