Derisa jemi në periudhën kur përshtatjet, ribërjet dhe vazhdimet e filmave të popullarizuar shndërrohen në hite, një lajm i mirë për filmdashësit është se do të vijë edhe një film i ri nga franshiza “Scream”.
Spyglass Media Group do të punojë në projektin që është i bazuar në vrasësin e maskuar, i cili i terrorizon viktimat e tij përmes telefonatave, e që ishte krijim i dyshes Kevin Williamson dhe Wes Craven (ky i fundit ndërroi jetë në vitin 2015).
Akoma nuk është e qartë nëse adaptimi i ri i filmit horror nga viti 1996 do të ndërlidhet me ngjarjet e të kaluarës apo do të sillet krejtësisht një ngjarje e re.
Kujtojmë që filmi “Scream” debutoi në kinema në vitin 1996 dhe më pas u shndërrua në një prej filmave më të suksesshëm horror. Në vazhdim, u xhiruan edhe dy vazhdime të tjera, por që nuk u pritën aq mirë si filmi i parë.
Pas një pauze të gjatë, në vitin 2011, The Weinstein Company e realizoi “Scream 4”, në të cilin Neve Campbell, David Arquette dhe Courteney Cox i përsëritën rolet e tyre. /Telegrafi/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën