Vendet evropiane mund të zhvillojnë sisteme të reja armësh në të ardhmen, përfshirë avionë luftarakë dhe tanke.
Kështu deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel në një mesazh video drejtuar kombit, raporton ‘Welt’.
“Gjermania dhe Franca janë në krye në këtë drejtim,” tha Merkel, duke shtuar se ushtria gjermane kishte nevojë për “burime të përshtatshme financiare” për t’iu përgjigjur sfidave aktuale.
Kancelarja gjermane theksoi rëndësinë e NATO-s në mbrojtje, duke shtuar se po bëhej gjithnjë e më e qartë se anëtarët e Aleancës evropiane do të duhej të merrnin përgjegjësi më të mëdha në të ardhmen.
Presidenti francez Emmanuel Macron kohët e fundit tha në një intervistë për ‘Economist’, se NATO ka vdekur dhe Evropa është në prag të humnerës.
Ai paralajmëroi anëtarët evropianë të NATO-s se nuk mund të mbështeten më te SHBA që t’iu dalë atyre në mbrojtje./alsat/
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...