Duke sharë policët dhe gazetarët dy prej tre terroristëve që janë arrestuar disa orë më parë nga Shërbimi i Antiterrorit grek në kryeqytet. Janë çuar në prokurorinë e Athinës ku kanë dëgjuar akuzat ndaj tyre për tre akte kriminale terroriste dhe pesë shkelje të kodit penal.
Bëhet fjalë për dy burra të moshës 41 dhe 45 vjeç ,anëtare të organizatës terroriste “Vetëmbrojtja Revolucionare” ,ndërsa po hetohet edhe një grua 39 vjeçe.
Arrestimi i tyre është kryer në një shtëpi në lagjen periferike Holargo aty ku autoritetet kanë gjetur dhe kanë konfiskuar 5 armë të tipit kallashnikov, një armë automatike, 4 granata dore, 2 pistoleta, 17 detonatorë (9 prej tyre me telekomandë) dhe eksplozivë të ndryshëm.
Një ekzaminim balistik identifikoi se një prej kallashnikovëve është përdorur në një prej sulmeve për të cilat ka marrë përgjegjësinë grupi terrorist dhe e njëjta armë u përdor në një vjedhje të një dyqani lojërash, pas se cilës ranë nën pranga tre prej anëtarëve të grupit.
Kyriakos Mitsotakis kryeministër i Greqisë
“Dua të uroj Shërbimin e Antiterrorizmit , Policinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarëve për suksesin e tyre të madh. Unë do të doja të përsëris edhe një herë angazhimin tim se do t’i japim nje here e përgjithmonë problemit të terrorizmit të brendshëm.
Sipas policisë greke “Vetëmbrojtja Revolucionare” ka marrë përgjegjësinë për dy sulme me armë tek selia e PASOK-ut në qendër të Athinës në 2014 dhe 2017 si dhe për sulmet ndaj ambasadave të Meksikës dhe Francës në gusht dhe nëntor të 2016 ku është plagosur edhe një polic.
Në operacionin policor qe filloi ditën e premte dhe është ende në zhvillim janë shoqëruar për t’u pyetur në hetuesi mbi 15 persona, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një 46 vjeçar.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...