Me rezultat 2-0, Parma e ka mposhtur Romën në ndeshjen e javës së 12-të në kampionatin italian.
Nicolo Zaniolo e pati një rast të mirë në minutat e para, ndërsa në anën tjetër rrezikuan Matteo Scozzarella dhe Andreas Cornelius.
Riccardo Gagliolo për vendasit dhe Justin Kluivert për mysafirët, i patën rastet e fundit në gjysmën e parë që u mbyll pa gola.
Giallorossët u përpoqën të rrezikonin në fillim të pjesë së dytë, mirëpo ishin nikoqirët ata që shënuan. Mattia Sprocati pranoi një top nga Riccardo Gagliolo dhe shënoi (68′).
Në vazhdim, lojtarët vendas patë tri raste të njëpasnjëshme, porse edhe romakët tentuan të shënonin përmes lojtarëve të tyre, por pa sukses.
Dhe kur po pritej fishkëllima e fundit e gjyqtarit, nikoqirët e vulosën fitoren me golin e dytë të shënuar nga Andreas Cornelius (90’+3) që ishte një gol i bukur.
Kjo ishte humbja e dytë e Romës këtë sezon dhe me 22 pikë të arkëtuara qëndron në vend të gjashtë. Parma ka arkëtuar 17 pikë dhe mban vendin e tetë në tabelë. /Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...