Deklarata e cila u mbajt në Ohër me iniciativë të kryeministrave, Zoran Zaev, Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, pritet që të sjellë vendime konkrete sa i përket, lëvizjes së lirë të mallrave dhe kapitalit. Gjithashtu 21-dhjetori përcaktohet si data e takimit të ardhshëm që do të mbahet në Durrës. Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ftohen që t’i bashkohen kësaj iniciative, me qëllim të integrimin sa më të shpejtë të rajonit në BE.
Pritet që liria e lëvizjes të sjellë më shumë efekte dhe të rrisë konkurrencën në të gjithë rajonin. Bëhët e ditur se është dakorduar që të vendoset sistemi i cili do të mundësojë udhëtime vetëm me letërnjoftime, leje të përbashkët të punës që do të lejojë njerëzve të punojnë në të tri vendet pa procedura plotësuese.
Kompanitë e këtyre tri vendeve nuk do të duhet të shqetësohen për fuqinë punëtore, për shkak se do të kenë mundësi që ti kyçin në të tria vendet, pa procedura shtesë.
Lëvizja e lirë dhe e shpejtë e mallrave do të inkurajohet përmes vendosjes së orarit të punës 24 orë për të gjithë shërbimet inspektuese, u theksua gjatë takimit.
Gjithashtu synohet njohja e ndërjeslltë e kualifikimeve profesionale në kuadër të vendeve anëtare të iniciativës, si dhe nxitja e këmbimit të studentëve dhe fillimi i projekteve të përbashkëta për hulumtime dhe zhvillim.
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!