Pas investimit për dyfishimin e kapacitetit të përpunimit të ujit në Bovillë, Banka Europiane për rindërtim dhe zhvillim do të financojë bashkinë e kryeqytetit edhe për kurorën e pyllit orbital që do të rrethoje Tiranën e madhe.
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka nënshkruar një marrëveshje me drejtoren ekzekutive të Berzh
Veliaj:
Është një ditë e jashtëzakonshme për Tiranën. Sapo kemi dakordësuar që me Bankën Europiane për Rindërtim edhe Zhvillim, të futemi në një ‘aventurë’ tjetër, atë të pyllit orbital, për t’i kapur deri në pemën e fundit ambiciet tona për të mbjellë 2 milionë pemë në Tiranë. E filluam me forcat tona, pastaj secili duke mbjellë një pemë për ditëlindje, ose për përvjetor a përkujtime. Por, sot bashkojmë dy fuqi të mëdha, fuqinë e Bashkisë së Tiranës me fuqinë e BERZh-it
Jemi të lumtur për këtë bashkëpunim me Tiranën sepse ky është projekti ynë i parë i bazuar te natyra dhe klima. Është një eksperiment shumë i rëndësishëm, por jemi të entuziazmuar dhe të sigurt se do të shkojë shumë mirë. Jemi shumë të entuziazmuar për përkushtimin tuaj për të përmirësuar cilësinë e jetesës së qytetarëve të Tiranës, për t’i bërë kështu 100 vitet e ardhshme të Tiranës, vitet më të mira për qytetin u sh[preh drejtorja e ekzektuive e Berzh./tch/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?