Fill pas deklaratës së kryeministrit maqedonas Zaev, në konferencën e mbajtur pas takimit të Samitit të Ohrit, fjalën e mori presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, i cili deklaroi se marrëveshja e “mini-shengenit ballkanik” është shumë e rëndësishme për Serbinë, por edhe për vendet e tjera që janë pjesë e saj.
“Mini-Shengeni ballkanik është një nismë shumë e mirë për vendin tonë. Është e rëndësishme se si u morëm vesh në një kohë të shkurtër për të arritur një marrëveshje që është në të mirë të qytetarëve tanë”, deklaroi ai.
Më tej shtoi se nga kjo marrëveshje të tre vendet do të kursejnë rreth 260 milionë dollarë.
Njësoj si Zaev, Vucic lajmëroi se qytetarët e rajonit do të mund të udhëtojnë nga një shtet në tjetrin vetëm me letërnjoftim./Top Channel
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...