Buzëqeshja u rikthehet në fytyrë sapo shohin një vizitor që hyn në dhomat e tyre. Me shikim gati ledhatues të ofrojnë miqësinë e tyre të pastër brenda atij ambienti të krijuar për ta, nën kujdesin e dhjetëra edukatorëve në “SOS Fshatirat e Fëmijëve në Kosovë”, institucion ky që prej vitesh po strehon e kujdeset për fëmijët e braktisur, shkruan arbresh.info.
Ky mjedis i ngrohtë e familjar, i cili garanton përkujdesje dhe zhvillim të shëndetshëm të fëmijëve pa kujdes prindëror, shërben si një model i mirë.
Në “SOS Fshatrat”, zëra të ëmbël shkrihen mes të qeshurës dhe fytyrave engjëllore, duke mbushur plot jetë njëri-tjetrin.
Aty dhjetëra fëmijë nga mosha të ndryshme kanë filluar jetën.
Fëmijët e braktisur merren nën përkujdesje të “SOS Fshatrat”, organizatë joqeveritare që vepron në Kosovë që nga viti 1999.
Aktualisht “SOS Fshatrat” i fëmijëve ofron strehim, përkujdesje dhe edukim për mbi 60 fëmijë.
Udhëheqësi, Besnik Peci, në një intervistë për arbresh.info tha se që nga viti 2001 deri më tani në këtë qendër janë adoptuar rreth 600 fëmijë.
“SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, si institucion vepron që nga viti 1999, dhe nga viti 2001 kemi filluar t’i pranojmë fëmijët këtu. Që nga jo ditë, ne i kemi pasur nën kujdesin tonë mbi 600 fëmijë. Përafërsisht 500 fëmijë , prej tyre aktualisht janë 6 të cilët ende janë me ne, ndërsa pjesa tjetër ka kaluar në faza të ndryshme siç është ribashkime familjare. Rreth 100 fëmijë kanë pasur nevojë për kujdes afatgjatë, kanë marrë shërbimet tona që nga 2004 e deri bë 2019. Pra momentalisht i kemi 100 fëmijë që kanë marrë shërbime afatgjatë”, tha ai.
Më tutje Peci ka theksuar se pranimi i fëmijëve në SOS Fshatra, bëhet që nga mosha 21 ditëshe.
“Ne nuk kemi lidhje me përgjegjësinë e adoptimit, ndërsa pranimi i fëmijëve në SOS Fshat, bëhet që nga mosha 21 ditëshe, ku të autorizuarit caktojnë që ai fëmije nuk ka përkujdes”, deklaroi Peci.
Ai në fund duke treguar mënyrën e mbështetjes së fëmijëve, deklaroi se SOS, nuk heqë dorë nga ata edhe kur arrijnë në moshën 18, por vazhdon t’i mbështesë edhe gjatë studimeve.
“Fëmijët që janë në fshatrat tona marrin përkujdesjen e SOS Nënës dhe SOS Tezës 24 orë dhe duke u bazuar në nevojat që ata i kanë, marrin edhe përkrahjen e psikologut dhe pedagogut dhe punëtorit social. Pra siç e thash, pranimi bëhet prej moshës 21 ditëshe ndërsa, dhe qëndrojnë këtu deri sa është e nevojshme ose deri sa të zgjidhet statusi i tyre. Aktualisht kemi fëmijë edhe në moshën 20 vjeçare. Ne nuk heqim dorë prej fëmijëve kur i mbushin 18 vjet, i mbështesim ata edhe 3 vite pas kësaj moshe si studime, punësim etj”, u shpreh Peci/A.Begolli/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2499638243482978/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...