Google ADS

Policia e Kosovës kërkon kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe respektim të ligjit në trafik

11:46 | 10 Nëntor 2019
L G

Bazuar në statistikat tona vetëm gjatë 24 orëve të kaluara tre (3) persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore, ku sipas informacioneve fillestare shkaktarë kryesor vlerësohet të kenë qenë; pakujdesia e drejtuesve, humbja e kontrollit mbi automjet, përdorimi i alkoolit etj.

“Policia e Kosovës, në vazhdimësi ka ndërmarr masa aktive në funksion të një sigurie më të madhe nëpër rrugët tona, me gjithë aktivitetet për parandalim të aksidenteve nga Policia, fushatave mediale, planeve operacionale dhe masave ligjore ndaj kundërvajtësve, humbja e jetëve njerëzore në aksidente trafiku mbetet shqetësim i madh për të gjithë ne, prandaj për të ndikuar në reduktimin e aksidenteve në përgjithësi dhe humbjen e jetëve njerëzorë në veçanti, kërkohet përkushtim dhe vigjilencë nga të gjithë, përfshirë institucionet dhe pjesëmarrësit në trafik, në veçanti kërkohet kujdes i shtuar nga vet drejtuesit e automjeteve. Respektimi i ligjit të trafikut, ku përfshihen; kufizimi i shpejtësisë, përshtatja e drejtimit të automjetit me kushtet në rrugë, mos përdorimi i alkoolit gjatë vozitjes, përqendrimi më i madh gjatë vozitjes dhe shmangia e përdorimit të telefonave gjatë vozitjes duhet marr parasysh për parandalim të aksidenteve”, njoftin polica.

Policia po vazhdon dhe do të vazhdoj ndërmarrjen e masave rigoroze ligjore dhe do të jetë zero tolerant ndaj veprimeve të të gjithë atyre drejtuesve që bien ndesh me ligjin e trafikut dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve tjerë, me të vetmin qëllim parandalimin e aksidenteve fatale.  /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme