Qendërmbrojtësi Virgil van Dijk ka thënë se as ai e as bashkëlojtarët e tij në Liverpooli nuk ndiejnë frikë pasi që kanë vetëbesim në aftësinë e tyre për ta fituar çdo ndeshje.
Holandezi Virgil van Dijk u paraqit në një konferencë për media para përballjes të së dielës me Manchester Cityn. Liverpoolit e humbi garën me Manchester Cityn për titullin e Premierligës sezonin e kaluar për vetëm një pikë, transmeton Gazeta Express.
Këtë vit, Liverpooli i Jurgen Kloppit e ka epërsinë prej gjashtë pikësh në tabelën e Premierligës, por Van Dijku është i vetëdijshëm se nuk ka hapësirë për të qenë të vetëkënaqur.
“Ne nuk po shikojmë shumë përpara vetes sepse i kemi luajtur vetëm 11 ndeshje dhe e dimë se Manchester City e ka një skuadër fantastike. Por, neve nuk na zuri paniku sezonin e kaluar kur po luftonim për titullin”, ka thënë Van Dijk.
“Unë s’kam frikë. Nuk duhet të kesh frikë kur të dalësh në fushën e lojës. Frika nuk është diçka që ne në Liverpool e ndiejmë. Dhe pas gjithçkaje që kemi bërë, ne e dimë se e kemi cilësinë për ta fituar çdo ndeshje”.
“Do të jetë një sfidë e mirë. Manchester City është kampioni, ka cilësi në fushë, një plan të qartë, një trajner fantastik dhe lojtarë fantastik – ata janë shumë të vështirë për t’i mposhtur”.
Sulmuesi i Manchester Cityt Sergio Agueros do të përballet me Van Dijkun. Argjentinasi nuk ka shënuar kurrë në Anfield, por mbrojtësi holandez nuk mendon se kjo gjë do t’i shërbejë Liverpoolit në përballjen e së martës.
“Mendoj se Aguero është njëri ndër sulmuesit më të mirë në ligë dhe ai ka qenë në këtë formë që disa vjet. Është një sfidë e vështirë dhe ne duhet ta bëjmë më të mirën tonë për ta mbajtur atë të heshtur. Ai nuk do të jetë i shqetësuar që s’ka shënuar në Anfield”. /Gazeta Express/
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...