Më shumë se njëqind nxënës rus janë mbledhur sot për të mësuar montimin e AK-47 në një park të Moskes, pasi vendi këtë fundjavë feston njëqindvjetorin e lindjes së Mikhail Kalashnikov, shpikësi i pushkës legjendare shkruan arbresh.info
Të dielën, 100 vjetori i lindjes së Kalashnikovit do të shënohet me një numër ngjarjesh, duke përfshirë shfaqje në muze dhe mësime atdhetare.
Të shtunën, dhjetëra djem dhe vajza morën pjesë në një konkurs ku duhet të lyheshin me bojë dhe të montojnë pushkë Kallashnikov në një park në jug të Moskës.
“Së paku 100 persona morën pjesë sot,” i tha AFP Andrei Starykh, drejtor në organizatën rinore që organizoi konkursin, Gvardia.
Ai tha se Gvardia rregullisht organizon ngjarje të ngjashme dhe mbledhja e së shtunës nuk ishte e lidhur dirket me përvjetorin e Kalashnikovit.
Ai insistoi që megjithatë fëmijët në Rusi duhet të dinë “jetën e vertetë” dhe për këtë arsye duhet të dinë si të montojnë armët./arbresh.info
Policia shqiptoi afro 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Arrestohet gjilanasi për armëmbajtje pa leje
Ushtria izraelite paralajmëron civilët libanezë që të largoh...
Arrestohen katër persona në Shipol për kontrabandim me emigr...
Kanosi zyrtarët policor, arrestohet një grua në Pejë
Vdes motra e Adem dhe Hamëz Jasharit