Suksesi i artisteve shqiptare jashtë trojeve shqiptare nuk ka të ndalur.
Së fundi, janë Rita Ora dhe Ava Max, të cilat u shpërblyen me çmime në një event të rëndësishëm, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për “LOS40 Music Awards 2019”, që u mbajt në Madrid të Spanjës, evnent ky që shpërblen yjet më të suksesshëm të industrisë së muzikës.
Në mesin e shumë të famshmëve, në këtë event janë shpërblyer me çmime edhe Ava Max dhe Rita Ora.
Ava Max mori çmimin “Kënga më e mirë ndërkombëtare” me hitin “Sweet but Psycho”.
Në anën tjetër, edhe Rita Ora mori një çmim dhe atë për “Videon më të mirë muzikore të vitit”, me këngën “R.I.P” në bashkëpunim me Sofia Reyes dhe Anitta.
Për ndryshe, çmimin e morën këto dy të fundit ngase Rita Ora nuk ishte e pranishme në evnet.
https://www.instagram.com/p/B4n4oxRHklB/?utm_source=ig_embed
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A