Feronikeli dhe Drita kanë ndarë pikët në ndeshjen e zhvilluar në Drenas pasditen e sotme (e shtunë).
Takimi i zhvilluar në kuadër të xhiros së 15-të në Ipko Superligë të Kosovës përfundoi pa gola 0 me 0, shkruan portali arbresh.info.
Të dy skuadrat kishin rastet e tyre, por asgjë nuk u konkretizua në këtë ndeshje derbi.
Kampioni në fuqi kishte një dominim gjatë pjesës së parë duke pasur raste të shumta teksa skuadra nga Gjilani rrezikoi më shumë gjatë fraksionit të dytë.
Drita vazhdon qëndrimin në pozitën e tretë me 28 pikë – dy më pak se Gjilani në krye të tabelës dhe me një ndeshje më pak, ndërsa Feronikeli gjendet në pozitën e gjashtë me 23 pikë./arbresh.info/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”